Kuvendi i Kosovës e ka votuar me 61 vota pro qeverinë e rë të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot në Kuvend pati një seancë të organizuar mirë, e se është i kënaqur me koalicionin e ri.
“Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie”, ka thënë ai.
Hoti ka deklaruar se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.
Kësisoj, nga sot e tutje Kosova do të ketë qeverinë e re, përbërja e së cilës është kjo:
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre
Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal
Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë
Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë
Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë
Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural
Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.