Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha një deklaratë për mediat pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha pas negociatave të ditës së sotme se topi tani është në fushën e tij.
Basha deklaroi para gazetarëve: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Ju siguroj që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”./h.e