Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot është bërë një hap përpara dhe PD do jetë garante për zgjedhje të lira.
“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve“, shkruan Basha.
Edhe kryeministri Rama ka bërë një koment ironik ndaj marrëveshjes.
Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”😀Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata🤗
Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve👍BE është e kënaqur,Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave🇦🇱🇪🇺Ah po, mbaroi edhe revolucioni😀
/h.e