Në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës, Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters do të vijë në Shqipëri.
Lajmi pohohet nga ministria e Mbrojtjes, duke detajuar se ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me të cilën do të ketë një deklaratë për shtyp shoqëruar nga disa pyetje/përgjigje brenda temave: baza e Kuçovës, Shqipëria në NATO, policimi ajror i NATO-s.
Bëhet me dije gjithashtu se pas përfundimit të pritjes me trupa për nder të gjeneral Woltersit, do të ketë edhe fluturime të avionëve të NATO-s.