Kina dhe India u perballen në një perplasje të fortë kufitare ku humben jetën 20 ushtare indiane , ndërsa nga pala kineze nuk ka ende një numër se sa ushtare kienze kanë humbur jetën.
Të paktën 20 ushtarë indianë raportohet se janë vrarë në përplasjet kufitare me Kinën si pasojë e përplasjes me forcat kineze në rajonin Ladakh që ndodhet në rajonin verior të Himalajeve.
“Forcat indiane dhe kineze janë zënë në zonën Galwan, ku ata ishin përleshur më parë natën e 15/16 qershorit 2020”, thuhet në kumtesën e ushtrisë indiane.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se 17 pjesëtarë të ushtrisë indiane “janë plagosur në mënyrë kritike në vijën e detyrës” ku ndodhi përleshja, të cilët më vonë vdiqën pasi u ekspozuan “në temperaturat nën-zeros në terrenin me lartësi të lartë”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 20, pasi tre ushtarë të tjerë kishin vdekur më herët gjatë ditës.
“Ushtria indiane është e vendosur të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e kombit”, thuhet gjithashtu në kumtesë.
Kina i ka kërkuar Indisë të ndalojë agresionin në kufirin midis dy vendeve, pas përplasjeve fizike në rajonin e luginës Galwan të hënën.
Incidenti ndodhi më pak se 10 ditë pasi të dy palët arritën një konsensus për shtendosjen e situatës në zonën kufitare, në një takim në nivel komandantësh.
Ministria e Jashtme kineze ka fajësuar forcat indiane për shkeljen e konsensusit, duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke sulmuar ushtarët kinezë.
Ajo kërkon që pala indiane të frenojë trupat e saj të frontit që të mos kalojnë kufirin, dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme që mund ta ndërlikojnë gjendjen.
Kujtojmë se India dhe Kina kanë disa mosmarrëveshje territoriale. Përleshje të tilla ndodhin herë pas here përgjatë kufirit midis Sikkimit dhe Tibetit të Kinës, si dhe në Linjën e Kontrollit Aktual (LAC) të dakorduar reciprokisht në Kashmir, ku kombet gjithashtu ndajnë një kufi.
Pekini dhe Neë Delhi kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për të zgjidhur çështjet e kufirit. Dhjetorin e kaluar, të dy palët ranë dakord të krijojnë një linjë telefonike mes ushtrisë indiane dhe asaj kineze për të shmangur konfliktet përgjatë LAC.
© Argumentum