Me rastin e dyvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, ish shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotcias, në “Twiter”-in e tij zyrtar publikoi fotografi me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe porosi se janë në anën e vërtetë të historisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Kaluan dy vjet, mik. Jeta na arsyetoi. “Promovuam bashkëpunim dhe miqësi mes njerëzve dhe vendeve tona. Ne jemi në anën e vërtetë të historisë. Nga burgu, historinë e shndërruam në shkollë të së ardhmes”, shënoi ish shefi i diplomacisë greke në proflin e tij zyrtar në “Twiter”.
Fotografinë dhe statusin e Koxias e shpërndau Nikolla Dimitrov, i cili shtoi se kanë dëshmuar se mrekullitë janë të mundshme. “Me falët e Mandelas “gjithmonë duket e pamundur derisa realizohet”. Ne dëshmuan mik, se mrekullitë janë të mundshme. Se ne në Ballkan, mund të zgjidhim edhe konteste të pazgjidhura në mënyrë evropiane. Shtetet tona edhe në gjendjen edhe në miqësinë i kemi bërë më të mëdha”, shkruajti Dimitrov, duke i’u përgjigjur Kotciasit.(koha.mk)