Shqipëria dhe Mali i Zi së shpejti do të kenë një paketë të përbashkët turistike për liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe gjithë trashëgimitë natyrore, kulturore dhe kulinare. Kjo u bë me dije gjatë një aktiviteti të zhvilluar posaçërisht për prezantimin e paketave turistike në nga përfaqësues të Malit të Zi. Nga ana e tij, ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi garantoi se do të vijojë puna nga ana e dy qeverive për t’i kthyer kufijtë jo në ura ndarëse, por bashkimi mes dy vendeve. Kurse ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri i cili u shpreh se numri i shqiptarëve që vizitojnë këtë vend rritet nga viti në vit dhe kjo është si rezultat edhe i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve duke shtuar se po diskutohen edhe projekte të tjera të përbashkëta për zhvillimin turistik.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, 18% më shumë turistë të huaj hynë në Shqipëri gjatë sezonit të vitit 2018 ku rreth 360 mijë janë ata që kanë hyrë nëpërmjet kufirit me Malin e Zi. Numër ky, i cili pritet të rritet akoma më tej përmes bashkëpunimit për ofrimin e paketave të përbashkëta turistike.