Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar sapo është njoftuar se presidenti i Kosovës është marr i pandehur nga gjykata Speciale.
Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se nuk arrin të formulojë fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën e tij!
Ai thotë se për këtë çështje do të ketë nesër një komunikim për mediat.
Statusi i Ramës
Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE🇦🇱👐🏿🇪🇺
h.e/ Argumentum