Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, nga testimi i 355 personave në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 61 raste. Kjo e ka çuar numrin total të të prekurve me coronavirus në 2 330 persona. Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë.
Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora janë viktimat e fundit të koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 53 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 300 të tjerë.
Vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 61 persona. Shumica e tyre janë zbuluar në sipërmarrje me shumë punëtorë, por midis tyre ka edhe punonjës të administratës dhe personel shëndetësor.
Në Spitalin Infektiv po mjekohen 81 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në terapi intensive.
Qytetet më shumë të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, por persona të infektuara janë gjetur edhe në Vlorë, Kukës e Divjakë, dhe më pak raste ka në Pukë, Korçë, Kurbin, dhe në Krujë, si dhe në 9 qytete të tjera nga Saranda deri në Has.
Mes qyteteve të prekura janë edhe Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është: 12 në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Tre javët e fundit epidemia COVID-19 u rëndua në Shqipëri; 19 persona humbën jetën dhe u infektuan mbi 930 persona.
Nisur nga fakti se, ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, ISHP bën apel për respektimin e rregullave. Ndërsa qytetareve u është bërë thirrje që të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31