Në Bruksel, sot pritet që Komisioni Evropian t’i dorëzojë vendeve anëtare projekt-kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe përditësimet për ecurinë e reformave në dy vendet.
Nga ky moment çelet rruga që Këshilli i BE-së të nisë bisedimet për miratimin e kuadrit negociues dhe për përcaktimin e datës së nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, në rastin e Shqipërisë pas plotësimit të përparësive.
Dokumenti që pritej të paraqitej që nga 9 qershori, përmban parimet, strukturën dhe thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.
Sipas presidencës gjermane të BE-së, periudha më e afërt e parashikuar për miratimin e kuadrit negociues dhe të datës për çeljen e negociatave është vjeshta./h.e