Koalicioni “Tash Është Koha” sonte ka mbajtur tubim qendror në Strugë,nën kushte të vështira atmosferike por sheshi i Strugës sonte është mbushur përplot me mbështetës.
Kryetarët e koalicionit, Sela dhe Gashi gjatë këtij karvani zgjedhor kanë vizituar edhe Labënishtën.
Ziadin Sela nga Struga i ka përcjellë porosi Zaevit dhe Mickovskit për idenë e tyre për të shkëmbyer deputetë me qëllim që mos kushtëzohen nga shqiptarët për formim të qeverisë.
“Po dëgjoj që Zaevi dhe Mickovski janë të gatshëm të krijojnë qeveri maqedone,ja ku po ua them shumë qartë dhe hapur, nëse ju krijoni qeveri vetëm me përfaqësues maqedonas ne krijojmë qeverinë tonë shqiptare. Më qartë se kaq s’kam si ju them”, ka deklaruar Sela nga Struga.
Ai ka bërë thirrje për përkrahjen e koalicionit të tyre dhe se më 15 korrik do të vjen ndryshimi.(INA)