Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për kalimin me lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Duke iu referuar burimeve nga selia e PS, Argumentum.al mëson se gjatë takimit të Ramës me deputetët socialistë të qarqeve në Sallën e Hartave në Kryeministri, ai ka thënë se:
“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”./h.e