PEKIN – Duke hedhur poshtë shpifjet e politikanëve amerikanë, Kina të hënën u kërkoi Shteteve të Bashkuara që të respektojnë faktet dhe të ndalojnë manovrat politike mbi COVID-19.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian e bëri kete koment në një konferencë për shtyp, duke hedhur poshtë pretendimet e një politikani amerikan se Kina asnjëherë nuk e kishte njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetesise (OBSH) mbi fillimin e perhapjes se virusit.
Pretendimet e palës amerikane bien ndesh plotësisht me faktet, tha Zhao.
Kina, si një shte palë në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH-së, ka zbatuar me ndërgjegje detyrat dhe detyrimet e saj sipas rregulloreve në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme, dhe ua ka shpërndarë me kohë OBSH-se, vendeve përkatëse dhe organizatave rajonale, si dhe Hong Kongut, Makaos dhe Tajvanit të Kinës informacionin mbi COVID-19.
“Afatet kohore të publikuara nga qeveria kineze dhe OBSH kanë treguar qartë se Kina ka ndarë informacione epidemike me komunitetin ndërkombëtar në mënyrë të duhur dhe transparente”, tha Zhao.
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Shëndetësor Komunal i Vuhanit bëri një deklaratë mbi situatën e pneumonisë në qytet në faqen e saj zyrtare, dhe Kina i raportoi OBSH-se në kohën më të shpejtë të mundshme, tha Zhao, duke shtuar se ky fakt nuk mund të jetë më i qartë se kaq.
“Duke shtrembëruar faktet dhe duke thënë gënjeshtra, disa politikanë amerikanë synojnë të inkuadrojnë Kinën dhe OBSH-ne për axhendën e tyre politike”, tha Zhao. “Ne i nxisim ata të respektojnë faktet dhe të ndalojnë manovrimet politike”. /Xinhua