Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar votën e opozitës parlamentare për të miratuar projektligjin për letërnjoftimet biometrike.
Në fjalën e tij në Kuvend, Lleshaj foli edhe njëherë për të gjitha anët e pozitive të ligjit të propozuar prej tyre, ku qytetarët mbi 75 vjeç nuk do të kenë nevojë që të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit.
“Pjesa e moshuar marrin letërnjoftime. Kjo ka sjellë probleme të shumta për pensionistët, që janë detyruar që të pajisen më këtë kartë edhe pse nuk kanë pasur ndonjë arsye. Nuk ka nevojë që qytetarët ta ndryshojnë letrën e tyre të njoftimit, është përgatitur ligjit.
Mbi 200 mijë shqiptarë, e mbushin moshën 75 vjeç me 31 korrik dhe të gjithë këta nuk kanë nevojë që ta marrin pa afat.
Pas mishmashit të bërë në regjistrat e gjendjes civile, njësoj si me ato të pronave, tani ata janë në rregull. Do të krijojmë edhe një regjistër për emigrantët. Mendoj ta votoni edhe ju tradicionalisht i mbani votat larg”, iu drejtua opozitës ministri i Brendshëm.