”Vitin 2019 ne e kemi shpallur si institucion një vit i kushtuar figurës së Ismail Qemalit, për shkak të 100-vjetorit të vdekjes dhe 175-vjetorin e lindjes. Më datë 28 janar ne do kemi një ekspozitë dhe një minikonferencë e cila do i kushtohet figurës së Ismail Qemalit”.Kështu ka pohuar Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, duke shtuar se ”gjithashtu 2019 përkon dhe me 75-vjetorin e Edith Durham një nga figurat më të rëndësishme të promovimit të Shqipërisë dhe imazhit të saj nëpër botë. Ne do zhvillojmë një ekspozitë dhe një konferencë mbi rëndësinë e kësaj figure. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është dhe 80-vjetori i agresionit fashist ndaj Shqipërisë, e cila lidhet ngushtë dhe me 75-vjetorin e çlirimit të atdheut”.
”Për këto dy ngjarje ne po bashkëpunojmë me fondacionin ”Antonio Gramshi” në Puglia, Itali, për të bërë të mundur hapjen e një ekspozite dhe një konferencë me studiues italianë dhe shqiptarë përsa i përket kontributit të batalionit partizan ”Antonio Gramshi” në Shqipëri”, u shpreh ai.