Për Byronë Kombëtare të Hetimit pati një reagim zyrtar nga Partia Demokratike.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, kërkoi që gara për drejtimin e BKH-së të rihapej duke shfaqur rezerva për kandidaturën e mundshme, Aida Hajna.
Ndërkohë, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të fortë për politikën lidhur me këtë çështje.
“Duket sikur disa po ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do ngrihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja e SHBA./h.e