Aleanca për Shqiptarët – Alternativa marshuan rrugëve të Shkupit dhe drejt institucioneve qendrore shtetërore në shenjë proteste si[ thonë për vjedhjen e votës shqiptare nga BDI në zgjedhjet e 15 korrikut.
Karvani i qytetarëve dhe përkrahësve të kësaj partie ka filluar nga parku i Çairit, duke vijuar drejt Qeverisë, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe zyrës së BE-së.
Protestuesit kanë përcjellë mesazhet për “demokraci”, “stop vjedhjes së votave” si dhe thirrje të tjera. Nga ky koalicion thonë se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë rinumërimin e votave. Koalicioni hodhi dyshime kryesisht për rregullshmërinë e votimeve në Kërçovë, Pllasnicë dhe Dollnen. Ata dërguan ankesa edhe në KSHZ por të njëjtat u refuzuan më pas edhe nga Gjykata administrative.