Kryebashkiaku Veliaj pozitiv nga Covid-19: Jam mirë familjarisht, lani duart!

Koronavirusi prek qytetarin e parë të Tiranës. Lajmin e ka njoftuar vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në rrjete sociale, ku thotë se është vetëizoluar në banesë dhe se gëzon shëndet të mirë bashkë me famljen.

“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj. Lus më të mirën për familjet tuaja. Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!?” shkruan Veliaj.

 

Edhe deputeti i opozites parlamentare Ralf Gjoni rezulton pozitiv me COVID-19. Permes një postimi në facebook ai informon se eshte drejt rikuperimit por se do të qëndrojë në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.

Mirëmëngjes miq
Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.


Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.

Përhapja e koronavirusit është bërë me shpejtësi të frikshme dhe pa u ndjerë, madje Gjoni thotë se ai ka hyrë dhe në pallament.

Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.

Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.


Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.


Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt. 

Gjoni thote se aktivitetin e tij parlamentar do ta vijojë ne distancë

“Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.
Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.
Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist