Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në misionin e Aleancës së NATO në Republikën e Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky vendim i cili u morr sot në një seancë qeveritare e obligon Ministrinë e Mbrojtjes që ti merr të gjitha masat e nevojshme dhe ti rregulloj të gjitha cështjet me institucionet kompetente të KFOR-it dhe NATOs.
Në këtë mision do të marrin pjesë një tog dhe një shtab personal (gjithsej 45 persona) në operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020.
Ministria e Mbrojtjes duhet të njoftoj qeverinë për masat e ndërrmara më së votni deri më 12 dhjetor të këtij viti.
NATO në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për ndërtim të paqes dhe stabilitetit në Kosovë ka udhëhequr operacionin e ruajtjes së paqes në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.
NATO-KFOR (Forca në Kosovë), u pozicionua në kuadër të 78-ditëve të fushatës ajrore të ndërmarrë nga Aleanca në Mars të 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në atë kohë në Kosovë.
Qëllimi i KFOR-it është të krijojë dhe mbajë ambientin e sigurt në Kosovë si dhe përpos detyrave tjera ka edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejt ta mbrojë Kosovën nga kërcënimet e jashtme.