Lidhur mbi sekuestrimin e Tv Ora nga OFl dhe dhunën e ushtruar në ambientet e këtij televizioni nga policia, ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha që kërkon që të ndalet terrori banditesk politik ndaj gazetarëve të Ora News.
‘Miq, lajmet mbi 25 pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje e hordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesen e televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve Ora Neës ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.
Ky terror psikologjik dhe fizik ndaj gazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketij televizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, i gjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat e korrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet Edvin Hajdutit.