Që kur Maqedonia dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit të kaluar në anën greke të Prespës, me të cilën arrihet zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë me dekada rreth emrit, pasoi procesi i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend sipas të cilave vendi ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut. Pasi procesi i ratifikimit të marrëveshjes përfundoi në Maqedoni, javën e kaluar ajo u ratifikua edhe në Parlamentin grek..
Hapat pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës
Sipas procedurës që parashikohet, hapi i ardhshëm është që qeveria greke ta informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të NATO-s se ka përfunduar procedurën, ndërsa më pas 29 vendet anëtare të NATO-s duhet ta nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë, gjë e cila po ashtu duhet të ratifikohet në parlamentet e vendeve të tyre. Pastaj, siç parashikohet, Greqia do ta ratifikojë ftesën për anëtarësim të vendit në NATO, hap pas të cilit amendamentet e reja kushtetuese të Maqedonisë hynë në fuqi, ndërsa Maqedonia ndryshon emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fillon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Në këtë fazë detyrimet e marrëveshjes i transferohen Maqedonisë, pas së cilës “vendi duhet të njoftojë të gjitha organizatat ndërkombëtare, shumëpalëshe dhe rajonale ku është anëtare, që marrëveshje të hyjë në fuqi. Pastaj, marrëveshja parashikon se duhet të kërkohen të gjitha organizatat, institucionet dhe forumet të pranojnë dhe të përdorin emrin e ri dhe procedurën e njëjtë Qeveria e Maqedonisë do ta zbatojë edhe me të gjitha vendet, anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas fjalëve të mësipërme, kjo do të thotë se atëherë shtetet dhe organizatat e tjera do t’i adresohen zyrtarisht vendit me Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas ndryshimit zyrtar të emrit, do të hapen ambasadat në Maqedoni dhe Greqi, respektivisht zyrat ndërlidhëse ekzistuese në kryeqytetet e të dy vendeve, Shkup dhe Athinë, duhet të ngrihen në nivel ambasadash. Sipas paralajmërimeve të zyrtarëve të Maqedonisë, pritjet janë që vendi të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s deri në fund të këtij viti. AA