Shpërthimi tragjik në Liban ka shkaktuar më shumë se 100 të vdekur, me mijëra të plagosur pa llogaritur demet materiale .
Drejtues nga e gjithë bota i kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ofruar solidaritet të menjëhershëm.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, postoi një mesazh ngushëllimi e solidariteti për popullin e Libanit.

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧

So painful and sad!Death,wounds, destroyal that left us breathless and speechless..Condoleances and solidarity with the people of Lebanon🇦🇱🤝🇱🇧 pic.twitter.com/B4z8QdFpEd
— Edi Rama (@ediramaal) August 4, 2020

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, po ashtu u shpreh se mendimet mendimet dhe lutjet e tij janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik!
Solidaritet është ofruar dhe nga krerët e Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.

Our condolences to all those affected by the explosion in #Beirut
Our hearts are with the families of the victims and the people of #Lebanon.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) August 4, 2020

Heartbreaking and tragic images from #Beirut. Our thoughts and prayers go to the injured and families of victims. #Kosovo stands by #Lebanon in this difficult time.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2020

Aleatët dhe kundërshtarët tradicionalë të Libanit shprehën ngushëllime të martën për familjet e viktimave të shpërthimit masi dhe vdekjeprurës në Bejrut dhe ofruan ndihmë për Bejrutin.
Kryeministri i Libanit Hassan Diab u bëri thirrje “vendeve miqësore” të mbështesin vendin që tashmë po vuan nga një prej krizave të tij më të rënda ekonomike në dekada, si dhe nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Vendet e Gjirit ishin ndër të parat që reaguan, me Katarin që premtoi se do të dërgonte një spital fushor në përgjigje të nevojave mjekësore.
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani uroi “një shërim të shpejtë për të plagosurit”, ndërsa nënpresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Dubait, Sheikh Mohamed bin Rashid Al-Maktoum, në një postim në Twitter tha “ngushëllime për njerëzit tanë të dashur në Liban.”
Kuvajti tha se do të dërgonte gjithashtu ndihmë urgjente mjekësore.
Egjipti shprehu “shqetësim të thellë” për shkatërrimin, dhe shefi i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboulgheit ofroi ngushëllime, duke theksuar “rëndësinë e gjetjes së të vërtetës për shpërthimet”.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi tha se Amani ishte i gatshëm të ofronte çdo ndihmë të nevojshme për Libanin, ndërsa Irani tha se ishte “plotësisht i përgatitur për të dhënë ndihmë në çfarëdo mënyre të nevojshme”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e shkëlqyeshëm dhe fortë të Libanit,” thuhet në një postin në Twitter nga Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.
Izraeli fqinj gjithashtu ofroi ndihmë humanitare për Libanin, me të cilin teknikisht është akoma në luftë.
“Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi, në emër të Shtetit të Izraelit, i kanë ofruar qeverisë libaneze, përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë, ndihma mjekësore dhe humanitare, si dhe ndihma të menjëhershme urgjente”, thuhet në një deklaratë të qeverizë izraelite.
Jashtë rajonit, Presidenti Vladimir Putin tha se “Rusia ndan pikëllimin e popullit libanez”, sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini.
Edhe Uashingtoni tha se do të ndihmonte Libanin.
“Ne shprehim ngushëllime për të gjithë ata që janë prekur dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë, “Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për të gjithë ata që janë prekur nga shpërthimi masiv në portin e Bejrutit sot. Ne jemi duke ndjekur nga afër situatën dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë popullin e Libanit ndërsa ata rimëkëmben nga kjo tragjedi”.
Presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë një konference shtypi për koronavirusin të martën në Shtëpinë e Bardhë se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar Libanin. Ne do të jemi atje për të ndihmuar. Duket si një sulm i tmerrshëm”.
Presidenti Trump tha gjithashtu se zyrtarë ushtarakë amerikanë me të cilët ai kishte folur mendonin se shpërthimi ishte “një lloj bombe”.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se vendi i tij ishte “i gatshëm të ofronte ndihmë sipas nevojave të shprehura nga autoritetet libaneze”.
Kjo ishte një goditje e rëndë për Libanin, që duhet të përballet jo vetëm me coronavirusit, por edhe me një krizë të rëndë ekonomike, e cila ka shkaktuar disa trazira në muajt e fundit.
© Argumentum.