hefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dënuar dhunën e ushtruar kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, teksa i ka cilësuar zgjedhjet si “as të lira e as të drejta”.
Borrell tha përmes një deklarate se “populli i Bjellorusisë meriton më shumë” dhe kanë demonstruar dëshirën për ndryshim.
Rizgjedhja e Alexander Lukashenkos për mandatin e gjashtë radhazi si presidenti i Bjellorusisë – i vetmi president që vendi ka pasur ndonjëherë – është pritur me protesta masive dhe skepticizëm mbi lirinë e zgjedhjeve.
Kandidatja e vetme kundër Lukashenkos ka lënë vendin dhe ka shkuar në Lituani. Bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ishte kandidat kundër Lukashenkos, është aktualisht në qelitë e paraburgimit.

#BelarusPresidentialElection were neither free nor fair.

EU calls on #Belarus leadership to initiate genuine dialogue w/ broader society & stop unacceptable violence and crackdown on freedoms of assembly, media and expression.

We will conduct in-depth review of our relations. https://t.co/bcz1Lgrfwq
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 11, 2020

Borrell tha se “autoritetet shtetërore kanë ushtruar forcë të tepruar dhe të papranueshme duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe disa të plagosur”.
“I bëjmë thirrje autoriteteve të lirojnë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të arrestuarit. Gjithashtu, raporte të besueshme të mbikëqyrësve lokalë tregojnë se procesi zgjedhor nuk i ka përmbushur standardet ndërkombëtare që priten prej një shteti pjesëmarrës në OSBE”.
“Populli i Bjellorusisë meriton më shumë”, shtoi ai, duke paralajmëruar se marrëdhënia midis BE dhe Bjellorusisë mund “të përkeqësohet” duke marrë shkas nga rrethanat.
Ai shtoi se BE mund të marrë masa kundër personave përgjegjës për dhunën dhe falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Forcat e rendit kanë përdorur plumba prej gome për të larguar mijëra protestues në rrugët e qytetit për të dytën ditë radhazi.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme, një person humbi jetën pas shpërthimit aksidental të një granate në dorën e tij.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3 mijë persona janë arrestuar.
“Zëdhënësi i BE, Peter Stano, tha se unioni i ka bërë thirrje Bjellorusisë që zgjedhja e vërtetë e qytetarëve të pasqyrohet në rezultatin e zgjedhjeve”. Autoritetet duhet të dëgjojnë zërin e popullit dhe të respektojnë të drejtat e tyre themelore.