LSDM dhe BDI kanë vijuar bisedimet më qëllim për të arritur një marrëveshje për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve të dy partive, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar
Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e Sekretarëve partiak, Grubi dhe Nikollovski, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë.
“Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis Kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.