Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e parë për sesionin pranveror. Lideri i VV-së, Albin Kurti, në fjalimin e tij tha se Qeveria Haradinaj do të njihet vetëm për dështimet e saj.Ai përmendi grevat e punëtorëve dhe korrupsionin në vend.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën e sotme ka kërkuar edhe njëherë që taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës të mos largohet, por të largohet qeveria Haradinaj.
Kurti u shpreh se nuk ka kuptim dialogu i ri kur çdo ditë ka ftesa të reja nga Gjykata Speciale.
“Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizjes Vetëvendosje, me presidentin dhe kryeparlamentarin ata duan që të hiqet tarifa 100 për qind me Serbinë dhe të mbetet Haradinaj kryeministër, ne kërkojmë të kundërtën të largohet kjo Qeveri dhe Haradinaj e të mbetet kjo tarifë. Skandalet e pa numërta të keq qeverisjes dhe korrupsionit nuk mbulohen me një tarifë. Mbi të gjitha nuk ka kuptim dialogu i ri me Serbinë përderisa për çdo ditë kemi ftesa të reja për Gjykata Speciale për luftëtarët e UÇK-së, nuk ka kuptim dialogu i ri përderisa ky Kuvendi i yni ndodhet në Gjykatën Kushtetuese tek e cila presidenti ka pyetur se a mund të na anashkaloj neve deputetëve”, ka thënë Kurti. Kreu i VV-së ka deklaruar se tani nuk kemi dialog me Serbinë, por siq e quan ai, ‘pazar me Serbinë’.
“Një rrezik tjetër po na dominon, ndarja e Kosovë që emërohet herë si shkëmbim territorial e herë si korrigjim i kufirit në vitin e kaluar presidenti i Kosovës paralajmëroi kompromis të dhimshëm ndërsa në këtë vit e filloi duke shprehur gaditshmëri dhe vullnet për kompromiset e nevojshme me Serbinë në marrëveshjen e cila na qenka afër. Presidenti Thaçi ose bënë bllof me idenë e zgjidhjes finale dhe pajtimin historik me Serbinë, ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë, shpjegim tjetër nuk ka, por edhe dilema nuk ka sepse në secilin rast ky president është delegjitimuar dhe diskredituar. Ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por Pazar sepse nuk është dialog me Serbinë ku Kosova do të ishte subjekt, por veç se Pazar me Serbinë, ku Kosova është bërë objekt”, ka shtuar ai. “Protesta e 29 shtatorit ishte madhështore, por ajo do të jetë e vogël krahasura me protestat tjera nëse nuk nalet ky president”, përfundoi Kurti.