Në BDI ende nuk janë tejkaluar mosmarrëveshjet për votimin e Qeverisë.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe grupi i deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë të pakënaqur ende nuk kanë gjetur kompromis.
Nga 2 tanimë ka shkuar në 8 numri i deputetëve të pakënaqur të BDI-së, që nuk do të votojnë kabinetin qeveritar, mëson INA.
Tendosjet midis dy krahëve, në njërën anë Ahmetit dhe në anën tjetër Izet Mexhitit nuk kanë gjetur marrëveshje, ndërsa Zaevit si mandatar i kanë ngelur edhe pak ditë deri në sprovën në Kuvend.
Gjatë orëve të ardhshme sërish pritet të ketë takime për të gjetur kompromis midis dyja palëve.(INA)