Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur pas mbledhjes së kryesisë partiake, ku është vendosur që BDI të dal me kandidat të saj për president, duke përjashtuar opsionin e zëshëm për president koncensual. Ahmeti ka theksuar se për kandidatin për president do të flas me partitë shqiptare, informon INA.
“Opsionet janë të hapura, por BDI ka vendim që të dal me kandidat të vetin. Por edhe opsionet janë të hapura, do të flas me partitë shqiptare, për një kandidat të mundshëm”, theksoi Ahmeti. Ai i pyetur se a vlen akoma propozimi për kandidat koncensual me LSDM, Ahmeti u përgjigj se procesi vazhdon.(INA)