Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar qeverinë e re, pas dy ditësh debat dhe përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës.
Për Qeverinë e re votuan 62 deputetë, aq sa ka koalicioni qeverisës i përbërë nga LSDM, BESA, BDI, PDSH. Kundër votuan 51 deputetë, ndërsa abstenim nuk kishte.
Zoran Zaev u rizgjodh kryeministër i Qeverisë që do ketë 19 ministra. 11 të LSDM së, BDI do këtë gjashtë ministri, dhe nga një ministri u është ndarë partisë BESA dhe partisë Liberale Demokratike që ka qenë po ashtu pjesë e koalicionit parazgjedhor të LSDM së.
Gjatë fjalimit të tij para votimit kryeministri Zoran Zaev tha se i gjithë fokusi i Qeverisë së re do jetë në ngritjen ekonomike të shtetit, rrugëtimin euroatlantik dhe sundimin e së drejtës, por edhe kultivimin e mirëkuptimit të ndërsjellë mes të gjithë grupeve etnike në shtet.