“Çdo person që, në vendet publike, mban një shami që i fsheh fytyrën, dënohet me gjobë”, thuhet në tekstin e miratuar ndanez ga parlamenti me 75 vota pro dhe 30 kundër. Duke ndjekur kështu shembullin e Francës dhe Belgjikës.
Projektligji, i hartuar nga Qeveria e qendrës së djathtë, u mbështet gjithashtu edhe nga dy forcat e para politike në Parlament, socialdemokratët dhe Partia Popullore Daneze.
Duke nisur nga 1 gushti, datë e hyrjes në fuqi e ligjit të ri, çdo shkelje për ndalimin e mbajtjes së shamisë në vendet publike do të sanksionohet me një gjobë prej 1 000 korona daneze (134 euro). Nëse shkeljet përsëriten, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 korona.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/danimarka-ndalon-mbajtjen-e-shamise-ne-hapesirat-publike-621644/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright