Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se serialet turke eksportohen në 156 vende, kur u takua me prefektët nga rrethet në Pallatin Presidencial.
Sipas tij, me ligjin e nxjerrë në vitin 2004, për sektorin e kinematografisë dhe serialeve filloi një epokë e re dhe dha mesazhin se do vazhdohet procesi i mbështetjes së artit dhe artistëve.
“Ligji numër 5224, që u vu në jetë në vitin 2004, siguroi epokën e re të sektorit turk të kinematografisë dhe serialeve. Me rregullimet e fundit do t’i çojmë edhe më përpara këto hapa” tha Erdoan.
“Ndërkohë që në vitin 2002 hynin në vizion (transmetoheshin në kinema) 9 filma turq, ky numër në vitin 2018 arriti në 180 dhe nga 2 milionë shikues të filmave të kinematografisë turke ky numër arriti në 44,5 milionë” u shpreh Erdoan duke shtuar se në anën tjetër serialet turke eksportohen në 156 vende dhe ndiqen nga 500 milionë teleshikues.