Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ambasadori Zhou vlerësoi pozitivisht rezultatet e arritura të qytetit të Tiranës në fushën e zhvillimin ekonomiko-shoqëror. Ai u shpreh se shkëmbimet lokale janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve kino-shqiptare. Me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë ai shprehu shpresën se qeveritë lokale të dy vende do të forcojnë shkëmbimet, të zgjerojnë e të thellojnë bashkëpunimin, të forcojnë lidhjen e zemrave të dy popujve dhe të pasurojnë përmbajtjet e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri.
Ambasadori Zhou vlerësoi gjithashtu përpjeket e bëra nga kryetari Erion Veliaj për nxitjen e ekonomisë së gjelbër dhe të ekonomisë të ndarjes së përbashkët. Zhou tha gjithashtu se do të përkrahë aktivisht forcimin e bashkëpunimin në fusha përkatëse midis Kinës e Shqipërisë.
Nga ana e tij, Erion Veliaj u shpreh se Kina ka arritur rezultate të dukshme në fushat e ekonomisë së gjelbër, të krijimit të risive tekniko-shkencore. Pala shqiptare duhet të mësojë nga përvoja e palës kineze, tha Veliaj, duke shtuar se Bashkia e Tiranës është e gatshme që së bashku me Bashkinë e Pekinit etj., të forcojnë bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, të transportit të gjelbër dhe të zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit. Pala shqiptare do të bashkërendojë me palë të ndryshme për të organizuar mirë “Forumin e Kryebashkiakëve të Kryeqyteteve 16+1” për të arritur më shumë rezultate bashkëpunimi.