Intervistë e Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, SH.T.Z Zhou Ding dhënë për Revistën “Europa”.
***
-Së shpejti do të jetë Dita Kombëtare e Kinës, është hera e dytë për Ju që e kaloni këtë festë në Shqipëri. A keni ndjesi të veçanta me këtë rast?
A: Siç e përmendët edhe ju, data 1 tetor 2020 do të jetë 71-vjetori i Republikës Popullore të Kinës. E mbaj mend shumë qartë se, më 21 shtator vjet, Shqipëria ishte goditur nga një tërmet i papritur. 2 ditë më pas, në situatën e vështirë, ne organizuam pritjen e 70-vjetorit të Kinës, ku Presidenti Meta, Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe miq nga qarqe të ndryshme morën pjesë për të shprehur urime. 2 muaj më vonë, më 26 nëntor, një tërmet akoma më i fortë goditi këtë vend. Unë me kolegët e mi vizituam zona të prekura, u dhuruam ndihma banorëve, dhe dorëzuam ndihmën humanitare të qeverisë kineze për Kryqin e Kuq Shqiptar, duke përkujtuar 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë në mënyrë speciale. Sivjet, për shkak të pandemisë së COVID-19, ne e kemi të pamundur të organizojmë festë, por ky fakt nuk na pengon të shikojmë prapa nga historia, dhe të shikojmë përpara tek e ardhmja.
Kinezët kanë qenë gjithmonë të njohur me katastrofat. Përmbytje, thatësirë, tërmet dhe murtajë karkalecash ndodhin shpesh në Kinë. Shumë historianë janë të mendimit se, para 4000 vitesh, forma më e herët e shtetit kinez u krijua tamam nga lufta e njerëzve nën udhëheqjen e heronjve kundër përmbytjeve të vazhdueshme të Lumit të Verdhë. Ne besojmë në një të vërtetë të thjeshtë: Vetëm me solidaritet mund të mundim armiqtë e përbashkët: katastrofat natyrore. Ndërkohë, ne e kuptuam se, vetëm kur qeveria ka në fokus njerëzit, vendi mund të jetë i qëndrueshëm dhe i zhvilluar, mund t’i rezistojë problemeve të brendshme dhe të jashtme.
Që nga themelimi i Kinës së re, Partia Komuniste e Kinës i përmbahet idesë së zhvillimit të orientuar drejt njerëzve, nxit zhvillimin me mbështetjen e popullit dhe për të mirën e popullit, duke krijuar rrugën socialiste me karakteristika kineze. Kjo rrugë është bazuar mbi territorin 9.6 milionë km2, popullsinë 1.4 miliardë dhe 56 kombet e Kinës, e ka mësuar nga përvoja e mençuria e qytetërimit kinez 5000-vjeçar dhe të qytetërimeve botërore, buron nga praktikat madhështore 40-vjeçare kineze të Reformës dhe Hapjes me jashtë. Sot, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë, tregtuesja më e madhe e mallrave dhe qendra udhëheqëse në inovacion, duke kontribuar në më shumë së 30% të rritjes ekonomike globale për vite rresht. Në fund të këtij viti, Kina do të arrijë objektivin e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së për reduktimin e varfërisë 10 vjet para afatit. Ne jemi me plot besim në rrugën e zhvillimit të vendit tonë dhe jemi krenarë për arritjet dhe kontributin tonë për botë.
– Pandemia e vazhdueshme Covid-19 ka vendosur një tendosje të madhe në vendet e të gjithë botës, në sistemet e tyre të shëndetit publik, ekonomitë dhe mirëqenien e përgjithshme të popullsisë. Kina shpesh përmendet si një model i suksesshëm i menaxhimit. Cilët janë faktorët e suksesit nga strategjia e menaxhimit të vendit tuaj?
A: Pandemia COVID-19 është ngjarja më e rëndë globale e shëndetit publik, duke vazhduar për disa muaj dhe paraqitur rrezik serioz për jetët dhe shëndetin e njerëzve nëpër botë. Si shteti i parë që zbuloi, raportoi dhe filloi luftën kundër COVID-19, Kina ka vënë në kontroll në një kohë të shkurtër transmetimin e virusit. Gjatë muajve të fundit, shumica e zonave të Kinës nuk ka patur rast të ri ose vdekje vendase. Lufta e Kinës kundër pandemisë veçohet në të paktën tre aspektet:
Së pari, qeveria kineze ka vendosur popullin dhe jetët në rradhë të parë. Presidenti Xi Jinping gjithmonë kërkon se jetët dhe siguria e njerëzve duhet të jenë të parat. Ne kemi marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur Ëuhan-in dhe Hubei-n. Ne kemi bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar jetë, duke siguruar që spitalet të marrin e trajtojnë çdo pacient në nevojë. Çdo shpenzim për testim e mjekim në lidhje me COVID-19 është mbuluar nga qeveria.
Së dyti, duke respektuar shkencën dhe mobilizuar burimet, Kina ka themeluar një mekanizëm kontrolli dhe parandalimi për COVID-19 që funksionon më së miri. Ne kemi implementuar në mënyrë strikte distancimin social dhe gjurmimin e kontakteve, kemi përdorur Big Data (të dhëna të mëdha) dhe inteligjencën artificiale për të lehtësuar masat kontrolluese dhe parandaluese, kemi ndërtuar spitale emergjence brenda ditëve, kemi zhvilluar testim masiv, numri i të cilit deri tani ka kaluar 160 milion në të gjithë vendin.
Së treti, Kina ka qënë aktivisht e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër pandemisë. Kina njoftoi në kohë OBSH-në dhe shtetet e tjera mbi epideminë dhe publikoi sekuencën e gjenomit të virusit. Kina ka ofruar ndihma të shumta mjekësore për shtetet e tjera, ka premtuar 2 miliard dollarësh si ndihmë ndërkombëtare në dy vjet, dhe ka garantuar se vaksina e zhvilluar në Kinë do të sigurohet si produkt publik global.
Cfarë do t’u rekomandonit vendeve më të vogla si Shqipëria për të përmirësuar skemën e tyre të përgjithshme të menaxhimit për pandemitë?
A: Vende të ndryshme kanë kushte të ndryshme kombëtare, kështu që masat e marra të parandalimit dhe kontrollit janë natyrshëm të ndryshme, por konsensusi duhet të jetë respektimi ndaj jetës dhe shkencës. Unë vura re që qeveria shqiptare ka rregulluar strategjinë e parandalimit dhe kontrollit në vazhdim sipas gjendjes së pandemisë, për të gjetur një ekuilibër midis masave kundër pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike, dhe tani rendi social është i qëndrueshëm, ekonomia po përmirësohet, gjë që më bëri përshtypje. Personeli mjekësor i Shqipërisë gjithmonë ka luftuar në vijën e parë, madje disa prej të cilëve u flijuan në postet e tyre, unë doja të shprehja respektin të lartë për ta. Lufta kundër pandemisë është një betejë që ka të bëjë me të gjithë, duke provuar vullnetin dhe vendosmërinë tonë. Unë uroj një fitore sa më parë të Shqipërisë kundër pandemisë.
– A mund t’u jepni lexuesve tanë disa të dhëna dhe shifra në lidhje me ndihmën e Kinës për Shqipërinë dhe rajonin e përgjithshëm të Ballkanit, kur bëhet fjalë për luftën kundër Covid-19?
A: Gjatë periudhës së pandemisë, Kina ka marrë veprime urgjente globale humanitare me përmasat më të madhe në historinë e Kinës së re. Në përgjigje të kërkesave, ne u ofruam më shumë se 150 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare ndihmë urgjente mjekësore, zhvilluam video-konferenca të ekspertëve shëndetësorë me më shumë se 180 vende, dhe u dërguan disa vendeve me nevojë urgjente 34 ekipet ekspertësh mjekësorë.
Si miq të Shqipërisë, ne u përgjigjëm menjëherë sapo morëm kërkesë nga qeveria shqiptare. Kemi kaluar pengesa të mëdha për transportimin ndërkombëtar dhe i siguruam Shqipërisë pajisje mjekësore për emergjenca, duke përfshirë kite testimi, kostume mbrojtëse, doreza dhe maska, me vlerë mbi 500.000 Euro. Ekspertë të shëndetit dhe personeli mjekësor kinez kanë mbajtur video-konferenca me palën shqiptare për të ndarë eksperiencat e tyre. Kompani kineze dhe individë kanë mbështetur Shqipërinë në mënyrat e tyre. Në këtë pandemi të paparë, Kina ka qenë dhe është gjithmonë pranë Shqipërisë. Sigurisht nuk do të harrojmë se, në momentet më të vështira të Kinës në pandemi, qeveria dhe miqtë shqiptarë shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre ndaj qeverisë dhe popullit kinez në mënyrë të ndryshme.
– Marrëdhëniet e Kinës me Shqipërinë dhe rajonin janë në kornizën e mekanizmave më të mëdha strategjike të vendit tuaj siç është 17+1. A mendoni se këto mekanizma strategjike do t’i mbijetojnë pandemive dhe do të vazhdojnë pavarësisht nga vështirësitë? Cila është gjendja e tyre aktuale e punëve?
A: Që nga themelimi i mekanizmës Bashkëpunimi midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (Bashkëpunimi 17+1), pjesëmarrësit kanë konsoliduar vazhdimisht besim reciprok politik, dhe kanë thelluar ditë-për-ditë bashkëpunim praktik dhe shkëmbim në fusha të ndryshme. Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse aktive e Bashkëpunimit 17+1, kurse Bashkëpunimi 17+1 i ka dhënë marrëdhënieve kino-shqiptare impuls të ri. Përballë pandemisë së papritur, mekanizma Bashkëpunimi 17+1, duke treguar fleksibilitet të plotë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë kohë. Kina dhe vendet e EQL-së kanë mbajtur Video-Konferencën e Ekspertëve mbi COVID-19, Video-Konferencën e Ministrave të Shëndetit kundër COVID-19 dhe Video-Konferencën e Koordinatorëve Kombëtarë të Bashkëpunimit 17+1, për të ndarë përvoja në parandalimin, kontrollin dhe trajtimin, në ndihmë të luftrave kundër pandemisë. Veç këtyre, me kërkesë në rritje të rimëkëmbjes ekonomike të vendeve, ne organizuam Video-Konferencën e Kompanive të Mesme e të Vogla për Rinisjen e Punës e Prodhimit. Duhet të thuhet se, Bashkëpunimi 17+1 kurrë nuk është ndalur. Kam besim që pas pandemisë, ky mekanizëm do të luajë rol të rëndësishëm në aspekte të shëndetit, rimëkëmbjes ekonomike etj., duke zgjeruar vazhdimisht fusha të reja të bashkëpunimit.
– Zoti Ambasador, pandemia COVID-19 është kriza më serioze globale e njerëzimit qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërkohë bota ende po përballet me sfidat siç janë terrorizmi dhe ndryshimi i klimës etj. Sipas jush cfarë roli mund të luajnë multilateralizmi dhe organizatat ndërkombëtare si OKB në përgjigje këtyre sfidave?
A: Sivjet shënon 75-vjetori i fitores së luftës botërore antifashiste dhe të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtyre 75 viteve, në bazë të eksperiencave dhe mësimeve historike, bota ka realizuar stabilitetin dhe prosperitetin më të gjatë në kohën moderne. U zhvillua vazhdimisht shkenca dhe teknologjia, mbi 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria, disa miliard janë nisur në rrugën e modernizmit, OKB-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe zhvillimit botëror, dhe në nxitjen e qeverisjes globale. Aktualisht, njerëzimi ka hyrë në epokën e konektivitetit, fatet tanë nuk kanë qënë kaq të ndërlidhura sesa sot. Siç e thatë, sfidat globale si pandemia COVID-19, terorrizmi dhe ndryshimi i klimës janë në rritje, ndaj përgjigjia e fortë globale është prioritet urgjent.
Sesioni i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së sapo miratoi Deklaratën mbi përkujtimin e 75-vjetorit të OKB-së, e cila thërret për rimëkëmbjen e multilateralizmit, dhe kërkon përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19 përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar mes vendeve të botës, implementimin e gjithanshëm të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimit digjital, dokument i cili tregoi vendosmërinë e vendeve të botës për të fituar këto sfida të kohës. Presidenti Xi Jinpig, gjatë pjesëmarrjes së tij në Takimin e Nivelit të Lartë për Përkujtmin e 75-vjetorit të Themelimit të OKB-së, paraqiti katër propozime si: qëndrimi i vendosur para drejtësisë, përmbajtja e sundimit të ligjit, promovimi i bashkëpunimit dhe fokusi mbi veprim real, duke ofruar skemën kineze për forcimin e rolit të OKB-së dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale pas pandemisë. Gjithashtu kam vënë re se President Meta gjatë të njetë takimi, ka thënë se OKB-ja mbetet gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla dhe multilateralizmi efektiv dhe qasja gjithëpërfshirëse është mënyra e vetme për të sfiduar dhe kapërcyer çështje jashtëzakonisht të ndërlikuara që lidhen me mbajtjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare, çka është mbresëlënëse për mua.
Kina është bashkuar me pothuajse të gjithë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke kryer me besnikëri përgjegjësitë dhe detyrimet e duhura ndërkombëtare. Në një moment kritik që ka të bëjë me të ardhmen e botës, bashkë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të botës, ne do të ruajmë dhe praktikojmë vendosmërisht multilateralizmin, të nxitojmë aktivisht reformën e OKB-së dhe të sistemit të qeverisjes globale, do të mbrojmë sistemin ndërkombëtar me thelbin OKB-në dhe rendin ndërkombëtar me bazën ligjin ndërkombëtar.
– Paralelisht me pandeminë ka qenë përhapja e miteve, teorive konspirative dhe lajmeve të rreme që shpesh synojnë Kinën. Sipas jush cila është mënyra më e mirë për të siguruar se qytetarët marrin informacion të drejtë dhe shmangin dukuri të shëmtuar siç është ndjenjat anti-kineze?
A: Siç e thatë ju, qysh nga shpërthimi i pandemisë, në arenën ndërkombëtare ka pasur lajme të rreme dhe teori konspirative jo të pakta që sulmojnë dhe njollosin Kinën, duke politizuar, ideologjizuar dhe etiketuar virusin, shumë ndër tyre shkojnë kundër sensit të përbashkët shkencor dhe kalojnë vijën e fundit të ndërgjegjes së njerëzimit. U lehtësuam disi se me kalimin e kohës, u pakësua aderimi në teoritë konspirative dhe u mbizotëruan zërat racionale. Veprime që mprehin konfliktet dhe zmadhojnë hendekun nuk zgjidh asnjë problem, janë duke pësuar bojkotin e duhur.
Faktet janë armë më e fuqishme për të përfunduar rrena, por ndërkohë nuk mund të zgjojmë një person që pretendon të jetë në gjumë. Qeveria kineze ka publikuar letren e bardhë me titullin “luftë kundër COVID-19, Kina në veprim”, duke treguar procesin e tërë kësaj lufte përmes linjës kohore, dhe në menyrë sistematike ka prezantuar idetë, eksperiencat dhe praktikat tonë. Si vendi i parë që ka vërejtur, raportuar virusin dhe ka luftuar me të, Kina interesohet më shumë çdo vend tjetër për çështjen e origjinës së virusit. Aktualisht Kina është duke mbështëtur dhe bashkëpunuar me ekipin e ekspertëve ndërkombëtare të ngritur nga OBSH-ja në studimin e gjurmimit të virusit. Kudo që e ka origjinën virusi, ai është armik i përbashkët i njerëzimit. Gjatë dekadave të kaluara, Kina ka luftuar sëmundjet epidemike siç janë SIDA, EBOLA,SARS, MERS, H1N1 etj.bashkë me vendet e botës. Në një moment kritik të përhapjes së pandemisë, nuk ka diçka më të rëndësishme sesa t’i përmbahet frymës shkencore, të kontrollohet prandemia, dhe të shpëtohen jetë. Pala kineze është duke komunikuar politika shëndetësore dhe bashkëpunuar në luftën kundër pandemisë me vende të ndryshme e organizata ndërkombëtare në mënyrë aktive, duke përfshirë zhvillimin dhe ndarjen e vaksinës, për të ndërtuar bashkërisht komunitetin me shëndet të përbashkët të njerëzimit. Kjo pandemi na tregon gjithashtu se në epokën ku informatizimi dhe mediat e reja janë mjaft aktive, më shumë se kurdo duhet të shmangim paragjykimin dhe të heqim syzet e lyera, të transmetojmë informacionin shkencor dhe në mënyrë përgjegjëse, të qëndrojmë vigjilent dhe bojkotojmë fjalët që provokojnë urrejtjen dhe konfrontimin.
– Marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në kanë parë një rënie të mprehtë dhe afrimi i zgjedhjeve në SHBA duket se po hedh benzinë në debatet e zjarrta. Nga ana tjetër, rendi global varet nga shkëmbimet multilaterale dhe balanca e përgjithshme mes këtyre dy lojtarëve kyçe. Si e shihni rrugën përpara?
A: Marrëdhëniet kino-amerikane janë një ndër atyre më të rëndësishme të botës së sotme. Ruajtja e stabilitetit të këtyre marrëdhënieve ka të bëjë me paqen dhe zhvillimin e botës, është pritshmëria e përbashkët e vendeve të ndryshme. Marrëdhëniet kino-amerikane përgjithësisht kanë ruajtur zhvillimin të qëndrushëm me gjithë përdredhjet e kthesat gjatë udhëtimit, në të cilin janë përmbledhur konsensuset dhe kontributet e disa brezave të dy vendeve. Historia duhet respektohet. Volumi ekonomik i Kinës dhe SHBA-së i zë një të tretë të asaj botëror, shkalla e kontributit të tyre ndaj rritjes ekonomike botëtore shkon mbi 50%. Si vendi më i madh në zhvillim dhe ai më i madh i zhvilluar, bashkëpunimi me insteresat e ndërsjellta dhe përfitimet e përbashkëta mes Kinës dhe SHBA-së ka dhënë impuls dhe mundësi të rritjes dhe zhvillimit për jo vetëm dy vendet por edhe gjithë botën. Sot, interesat mes dy vendeve janë ndërthura thellësisht, njëkohësisht kanë pikëpamje të ndryshme mbi disa çështje, nisur nga dallimet e sistemeve politike, të traditave historike e kulturore dhe nga konkurrenca praktike për interesa. Por jam bindur se të dy popujt (kino-amerikan) kanë racionalitet dhe mençuri të mjaftueshëm, që të gjejnë mënyrën e bashkëekzistencës paqësore mes dy vendeve të mëdha, të cilët ndryshojnë në sistemet shoqërore dhe në sfondet historike e kulturore.
Bota është e shumëngjyrshme, ku vendet kanë histori, kultura dhe modele zhvillimi të ndryshme. Bazuar në qytetërimin 5-mijë vjeçar, popullatën prej 1.4 bilionë banorësh dhe historinë e gjatë nën shtypjen koloniale, Kina ka zgjedhur rrugën e socializmit me karakteristikat kineze. Sipas disa sondazheve të bëra nga think-tankët e famshëm botëror, shkalla e kënaqësisë të popullit kinez ndaj partisë qeverisëse të Kinës kalon 90%, çka tregon plotësisht mirëbesimin e popullit kinez ndaj rrugës së socializmit me karakteristikat kineze. Si një vend i madh e i lashtë, por edhe modern, Kina do të ruajë vendosmërisht sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të saj, të bashkëekzistojë paqësisht me vende të tjera, për të ndëruar bashkërisht komunitetin me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.
-Për sa i përket marrëdhënieve bilaterale mes Kinës dhe Shqipërisë, disa ekspertë vërejnë se niveli i investimeve ekonomike kineze këtu është i zbehtë duke krahasuar me ato në Serbi dhe vende të tjera. Cilat janë barrierat kryesore që duhet hiqen për të siguruar më shumë mundësi tregtie, investimesh dhe shkëmbimesh e përgjithshme ekonomike që do sjellin përfitime të ndërsjelltë?
A: Kjo është pyetja që më ngrihet shpesh qysh nga marrja e detyrës si ambasadori i Kinës në Shqipëri. Unë mendoj se, bashkëpunimi i mirë ekonomik varet nga shumë elementë, qoftë vullneti i përbashkët politik, nxitja aktive nga qeveritë, apo respektimi i rregullave të tregut. Roli i qeverisë është krijimi i klimës së mirë biznesi, si dhe ndihmë e mbështetje në operacionin e mbarë të sipërmarrjeve. Bazuar në miqësinë tradicionale kino-shqiptare, Kina është gatshme të ndajë me Shqipërinë mundësitë e zhvillimit, duke marrë pjesë në ndërtimin e Shqipërisë. Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kino-shqiptar ka qenë në zhvillim të vazhdueshëm. Kina renditet ndër vendeve të para sa përket tregtisë me Shqipërinë, ndërkohë ka bërë investimet në Shqipëri në total prej 930 millionë dollarësh, duke dhënë kontributin te saj për zhvillimin ekonomiko-sociale të Shqipërisë. Nisma “Një brez, një rrugë” i përmbahet idesë “konsultimet, ndërtimi dhe ndarja e përbashkët e përfitimeve”, dhe mirëpret pjesëmarrjen aktive të gjithë vendeve duke përfshirë Shqipërinë. Si ambasadori i Kinës në Shqipëri, unë gjithmonë inkurajoj sipërmarrje kineze që të investojnë këtu, duke përshtatur kërkesat e palës shqiptare, për të zgjeruar bashkëpunimin ne fushat si infraktrukturë, energji, bujqësi, turizëm etj. Pres gjithashtu që Shqipëria do të vazhdojë të përmirësojë klimën e saj të biznesit, të kujdeset dhe mbeshteët zhvillimin e sipërmarrjeve kineze që kanë investuar dhe operuar këtu në Shqipëri, të forcojë atraksionin ndaj kapitaleve të huaja, duke përfshirë ato kineze.
–Të rinj nga Shqipëria shkojnë çdo vit në Kinë për studime, në universitete dhe institucione arsimore prestigjoze, zakonisht me bursa bujare nga administrata juaj. Do të thoni ju se ky brez i ri përfaqëson të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve tona? Çfarë mund të bëhet për të korrur sa më mirë potencialin e tyre për të thelluar lidhjet kulturore dhe shoqërore?
A: Shkëmbimet në fushën arsimore favorizojnë forcimin e miqësisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gëzohem shumë që çdo vit të rinj të shumtë shqiptarë shkojnë për studim në vende të ndryshme, çka është e rëndësishme për Shqipërinë, dhe presim që më shumë të rinjtë shqiptarë do të kthehen në atdheun e tyre pas studimit jashtë, duke dhënë kontribut në zhvillimin e vendit. Shkëmbimet kino-shqiptare në fushën arsimore gëzojnë histori të gjatë. Gjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar, ishin shumë miq shqiptarë që shkuan në Kinë për studim dhe punë, duke krijuar një miqësi të thellë me popullin kinez. Qysh nga vitet 90 të shekullit të kaluar deri më sot, të dyja palët kanë nënshkruar shumë marrëveshje të bashkëpunimit arsimor, pala kineze ka ofruar bursa 151 studentëve shqiptarë për studim në Kinë, dhe ka dërguar 63 studentët e saj për studim në Shqipëri. Gjithashtu kemi shumë të rinj shqiptarë që shkojnë për studim në Kinë me fonde të veta. Natyrisht që duke krahasuar me vende të tjera, studentë shqiptarë në Kinë nuk janë aq shumë, çka tregon se kemi ende shumë potencial në bashkëpunim. Aktualisht palët po programojnë aktivisht planin e ri të bashkëpunimit në fushën arsimore, jam bindur se shkëmbimet në këtë drejtim do të jenë gjithnjë e më aktive.
Vitin që kaloi, ftova në ambasadë për bashkim miqtë shqiptarë që kanë studiuar në Kinë në kohë të ndryshme, duke përfshirë brezin e vjetër që shkoi në Kinë në shekullin e kaluar,të rinjtë që janë kthyer në Shqipëri vitet e fundit e flasin rrjedhshëm kinezisht, por ashtu edhe ato në prag të udhëtimit të ri për në Kinë e me plot pritshmëri, githçka është inkurajuese për mua. Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë, dy studentë kinezë këtu shkuan në qendra të shërbimit komunitar, morën pjesë në ndihmë emergjente vullnetarisht. Në momentin më kritik të pandemisë së COVID-19 në Kinë, ishin edhe studentët shqiptarë që ndihmuan parandalimin dhe kontrollin e pandemisë në komunitete. Këto veprime vullnetare përbëjnë pamje të ngrohta e të bukura të dy vendeve, dhe treguan përspektivën e marrëdhënieve mes dy vendeve që janë larg njeri-tjetrit por që gëzojnë miqësinë e veçantë tradicionale./europa.com.al