Rikthehen tërmetet në vend duke rikthyer ankthin e panikun tek qytetarët.
Pas tërmetit të natës së kaluar, ndihen lëkundje me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter Në Elbasan.
Tërmeti ka qenë sërish në qarkun e Elbasanit, 5 km në veri-perëndim të qytetit të Belshit.
“Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perëndim të qytetit Belsh.” – njofton IGJEUM.
Thellësia e tij ka qenë po aq sa lëkundjet e djeshme, rreth 17 km.
Ndërkohë toka është dridhur edhe në Peqin me magnitudë 3.5.
Ndërkohë, lëkundjes e para pak minutave janë ndier edhe në kryeqytet.