Papa Françesku tha se pandemia e coronavirusit vërtetoi se “teoritë magjike” të kapitalizmit kanë dështuar dhe se bota ka nevojë për një ideologji të re politike që promovon dialogun, solidaritetin dhe që refuzon luftën në çfarë do lloj kushtesh.
Papa prezantoi vizionin e tij për botën pas pandemisë duke mbledhur elementet kryesorë të leksioneve të tij mbi shoqërinë në një enciklikë të re Të Gjithë në Vëllazëri (Fratelli Tutti).
Dokumenti është frymëzuar nga mësimet e Shën Françeskut dhe leksionet e mëparshme të papës për padrejtësitë e ekonomisë globale dhe shkatërrimin e planetit duke i përmbledhur së bashku me apelin e tij për më shumë solidaritet midis njerëzve për të adresuar problemet e sotshme.
Në enciklikë, Papa ka kundërshtuar dhe doktrinën e Kishës Katolike e cila e justifikon luftën si një metodë legjitime mbrojtjeje, duke thënë se kjo është “aplikuar gjerësisht përgjatë shekujve por nu është më e zbatueshme”.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>I offer this social Encyclical as a modest contribution to continued reflection, in the hope that in the face of present-day attempts to eliminate or ignore others, we may prove capable of responding with a new vision of fraternity and social friendship. <a href=”https://twitter.com/hashtag/FratelliTutti?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#FratelliTutti</a> <a href=”https://t.co/P3qso8k8qM”>pic.twitter.com/P3qso8k8qM</a></p>— Pope Francis (@Pontifex) <a href=”https://twitter.com/Pontifex/status/1312426524847542273?ref_src=twsrc%5Etfw”>October 3, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Mohimi i realitetit
Papa u shpreh se pandemia ka konfirmuar mendimin e tij se institucionet politike dhe ekonomike duhet të reformohen për të adresuar nevojat legjitime të atyre që janë dëmtuar më shumë nga coronavirusi.
“Krahas mënyrave të ndryshme sesi reagoi çdo shtet ndaj krizës, paaftësia e tyre për të bashkëpunuar ishte mjaft e qartë”, shkruan Papa Françesku.
“Cilido që mendon se i vetmi mësim është nevoja për të përmirësuar atë çka po bëjmë aktualisht, apo të përmirësojë sistemet dhe ligjet, po mohon realitetin”.
Papa përmendi humbjen e miliona vendeve të punës për shkak të virusit si një provë e qartë që politikanët duhet t’ua vënë veshin lëvizjeve popullore, sindikatave dhe grupeve të margjinalizuara për të krijuar politika më të drejta sociale dhe ekonomike.
“Brishtësia e sistemeve botërore përpallë pandemisë ka demonstruar se jo çdo gjë mund të zgjidhet përmes lirisë tregtare”.
Papa gjithashtu dënoi politikat populiste që kërkojnë të demonizojnë dhe izolojnë dhe bëri thirrje për “kulturë takimesh” që promovon dialogun, solidaritetin dhe përpjekje të sinqerta për të mirën e përbashkët.