Dy listat shqiptare, për hyrje në Qeverinë e re të Malit të Zi, do të kërkojnë të ju takojnë vendi i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për të Drejtat e Njeriut, shkruan gazeta Dan.
Nimanbegu tha se disa nga kushtet që kanë, do të njoftohen nëse marrin ftesë për bisedime në formimin e Qeverisë.
Ai deklaroi me përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare do të donin të flisnin për zhvillimin ekonomik, por edhe për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve.
Nimnbegu tha se ishin dakord me DPS-në për politikën e jashtme, por kishin përplasje kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e shqiptarëve.
“Kemi pritur për 26 vjet për Komunën e Tuzit, e mos të flasim për centralizimin, sistemin shëndetësor ose planifikimin hapësinor. Pas shpalljes së zgjedhjeve, ne nuk kemi më detyrime të koalicionit ndaj DPS-së. Kemi detyrim vetëm ndaj votuesve dhe qytetarëve tanë që respektojnë programin dhe parimet tona politike”, thotë Nimanbegu. /MALESIA.ORG/