Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka nisur ditën e sotme vizitën e tij në Tiranë me një një fjalim përshëndetës në Parlamentin e Shqipërisë me rastin e publikimit të progres raportit të Komisionit Evropian.
Z. Varhelyi tha se, “Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për KE, që ka qenë e angazhuar për të treguar rezultate dhe për të mbajtur premtimet për rajonin”.
Ndër te tjera gjate fjalës së tij, zyrtari i lartë I BE u shpreh se:
“Nëpërmjet jush dua të përcjell një mesazhn të qartë: do t’ju qëndrojmë pranë, do punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare”.
Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Ne kemi qenë të angazhuar për të treguar rezultate lidhur me Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE.
Jemi këtu për të bashkëpunuar me ju në mënyrë që të ketë sa më shumë rritje ekonomike dhe vende pune”, u shpreh Varhelyi.
Sipas tij, BE do të jaapë për Ballkanin Perëndimor, në formë granti, plot 9 miliardë euro investime.
Komisioneri u shpreh se Shqipëria është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, komisoineri u shpreh se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“Vendi juaj ka përparim vendimtar dhe është pranë plotësimit të kushteve që duhen përmbushur. Më lejoni të përgëzoj institucionet e Vettingut për punën e madhe dhe tërsore që kanë bërë. Si komisioner kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit. Më lejoni të jem i qartë, reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të ruajë kursin e reformave. Vijimësia e këtyre reformave do të jetë shumë e rëndësishme”- tha komisioneri për Zgjerimin në fjalën e mbajtur në Parlament.
Ai theksoi se, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit kanë hendek në nivelin ekonomik me BE dhe ndaj po punohet për eliminimin e këtij hendeku.
“Është në interesin tonë strategjik që t’u sjellim gjithnjë e më afër. Po punojmë për të afruar konvergjencën ekonomike mes BE dhe rajonit. Shpresojmë shumë që të mblidhet konferencat ndërqeveritare dhe të nisin negociatat”, deklaroi Varhelyi.
“Fokusi ynë është për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit dhe konvergjencën ekonomike,. Duam të mbyllim sa më shpejt hendekun ekonomik mes rajonit dhe BE. Pasi kjo do të përshpejtojë procesin e integrimit”, shtoi Komisioneri për Zgjerimin.
Më tej, Varhelyi foli për planin e investimeve në Ballkanin Perëndimore ku është parashikuar një paketë financiare prej 9 miliardë euro, plus 20 milionë të tjera që mund të vijnë në formën e kredive të buta.
“Plani i investimeve do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë dhe do të ndihmojë në zbatimin e reformave për të ecur drejt BE. Sfida t më të mëdha kanë të bëjnë me transportin, energjinë, mjedisin, sektorin privat dhe rininë. Paketa e investime do të sjellë të mira të konsiderueshëm në rajon, duke përshirë këtu edhe Shqipërinë”, tha ai.
Komisioneri përmendi si projekte më të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji, ndërtimin e Korridorit Blu, korridorin Mesdhetar si dhe investimet në hidrocentralin e Fierzës dhe avancimin e ndërtimit të Skavicës.
Z. Varhelyi u shpreh se, Ballkani Perëndimor mund të kthehet në një pikë tërheqëse të investimeve për kompani të BE-së që kërkojnë të ulin shpenzimet. “Ne e shikojmë këtë rajon që ka qendrën investime, ndoshta më tërheqëse në të gjithë botën”, përfundoi ai.