Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me procesin e vettingut në Shqipëri duke thënë se SHBA janë angazhuar që ky proces të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.
Më tej në deklaratën e ambasadës thuhet se me dy vendet tona në bordin e ONM-së, një për Departamentin e Shtetit dh një për Departamentin e Drejtësisë, për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, sigurohet që organet e vetingut të respektojnë ligjin.
Deklarata e ambasadës amerikane:
“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin.”