E planifikuar që prej muajit Shkurt, Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh vetëm të premten për shkak të pandemisë së Covid-19 në një ambient të hapur tek Amfiteatri i Liqenit.
Dy ishin pikat kryesore të Asamblesë, fjala e kryetarit të partisë dhe kryeministrit Edi Rama, dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.
Si fillim, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim dy orësh duke kërkuar mandatin e trete qeverisës dhe duke shigjetuar në më shumë se gjysëm ore fjalim LSI-në dhe Presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë, nga diskutimi pa kamera, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ndryshohet kryesia edhe për një vit. Ndërsa riformatimi i sekretariatit u la për një kohë te mëvonshme
Pra organet e reja drejtuese të PS-së (ndryshe nga axhenda e parashikuar) do të formatohen me gjase vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Kryesia e Partisë Socialiste ka në përbërje 29 anëtarë, 20 prej tyre të zgjedhur me votim, Kryetari, Sekretari i Përgjithshëm dhe 7 Sekretarët Ekzekutivë.
Pjesa tjetër e mbledhjes përfshiu shkurtimisht çështje organizative që u lidhen me miratimin e projekt-rregulloreve për organizimin dhe funksionimin e Kryesisë së Partisë, strukturat organizative vendore po të partisë, strukturat elektorale vendore, Kodi i Etikës, Votëbesimi në parti etj…
Kryesia e PS
Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Mimi Kodheli
Eglantina Gjermeni
Vangjush Dako
Fatmir Xhafaj
Valentina Leskaj
Niko Peleshi
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Erion Braçe
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Valikaj Felaj
Ulsi Manja
Sekretariati
Taulant Balla Sekretar i Përgjithshëm
Alfred Peza Sekretar për Median dhe Shoqërinë Civile
Blerina Gjylameti Sekretare e Koordinimit Digjital
Ilir Beqaj Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj Sekretar për Emigracionin
Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi Sekretar Organizativ
Damian Gjiknuri Sekretar për çështjet Zgjedhore
Lindita Nikolla Sekretare për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
Gent Cakaj Sekretar për Rininë
h.e/Argumentum