Instituti i Studimit të Politikave Ndërkombëtare i Australisë “Lowy” publikoi në blogun e tij “The Interpreter” një artikull të autores Roshni Kapur, me titullin: “Pse disa qeveri kritikojnë Kinën dhe pastaj nënshkruajnë marrëveshje me Pekinin?” Në këtë artikull ndër të tjera thuhet se, me zgjerimin e pranisë së Kinës në Azinë Jugore dhe në Afrikë, disa projekte të Kinës kanë ngjallur shqetësime të një pjesë e perëndimorëve për çështjet e transperencës, zhvillimit të vazhdueshëm dhe motiveve politike. Megjithëse partitë opozitare në një pjesë vendesh kanë luajtur kartën antikineze, kur kanë ardhur në pushtet, ato kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme me Pekinin.
Por pse, megjithëse gjatë shkëmbimeve me Kinën, shumë vende mund të kenë hasur probleme të ndryshme, përsëri ato kanë zgjedhur në fund bashkëpunimin me Kinën? Zj. Roshni Kapur përgjithëson disa shkaqe kryesore.
Së pari, projektet e Kinës janë aq tërheqëse, saqë vendet e tjera e kanë vështirë t’i refuzojnë. Këto projekte kineze ofrojnë shumë raste, veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës. T’i marrim si shembull disa projekte në Sri-Lankë. Projekti i Xhafnës iu dha një kompanie kineze, sepse kjo kompani premtoi të rindërtojë infrastrukturën e prishur brenda një kohe më të shkurtër dhe me shpenzime më të ulëta se kompanitë e vendeve të tjera. As projektet e ndërtimit të banesave nuk bëjnë përjashtim. Qeveria e re e Sri-Lankës u dorëzoi kompanive kineze shumë projekte ndërtimi, përfshirë spitalin në qytetin e lashtë Polonnaruva, rinovimin e Kompleksit të Gjykatës së Lartë, banesat për qytetarët me të ardhura të ulëta etj. Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, këto projekte ndërtimi janë dhënë si grante e jo si kredi me interes të lartë.
Së dyti, hegjemonia kulturore e vendeve perëndimore në Afrikë nëpërmjet politikës, masmedies dhe ideologjisë të kujton kolonializmin. Sot, afrikanët i bëjnë një qëndresë të madhe imperializmit kulturor të perëndimorëve. E njëjta situatë shihet edhe në Azinë Jugore, ku hegjemonia kulturore e Indisë, qëndrimi i saj si vëlla i madh dhe politikat intervencioniste kanë ngjallur pakënaqësi, e madje urrejtje, në vendet fqinje. Në Afrikë dhe në Azinë Jugore, vendet e mëdha tradicionale kanë humbur gradualisht forcën ndikuese, prej mungesës së njohjes së mjaftueshme të gjendjes së fundit, shqetësimeve dhe përparësive të vendeve të këtyre rajoneve. Ndërkohë, në këto rajone, Kina konsiderohet si “ekuilibruese” e vendeve perëndimore dhe Indisë.
Së treti, Kina ka pasur përparime thelbësore në zhvillimin e brendshëm, prandaj ajo i mirëkupton nevojat dhe konceptet e vendeve të tjera në zhvillim. Vendet perëndimore konsiderohen të izoluara, sepse ato nuk mund t’i kuptojnë me të vërtetë problemet që kanë vendet e pazhvilluara, si varfëria, pabarazia, korrupsioni etj. Ashtu siç është shprehur studiuesi i Qendrës së Studimeve të Kinës Moderne të Brukselit, Jonathan Holslag, Pekini dhe vendet afrikane po bashkëpunojnë ngushtë për të promovuar një numër vlerash politike e ekonomike të ndryshëm nga të Perëndimit. Kina ka bërë përpjekje që zëri i vendeve në zhvillim të dëgjohet seriozisht në sistemin shumëpalësh.
Së katërti, “fuqia e butë” e Kinës ka qenë një mjet diplomatik shumë i dobishëm. Vlerësohet se Kina investon 10 mliardë dollarë amerikanë në vit në nxitjen e “fuqisë së butë”. Vetëm në Afrikë janë krijuar mbi 30 institute “Konfuci”. Qeveria kineze u kanë ofruar studentëve afrikanë bursa për studime në Kinë. Edhe Azia Jugore kanë ndier gjithashtu “fuqinë e butë” të Kinës.
Të gjitha projektet kineze zbatohen me të njëjtin kusht paraprak, që do të thotë në dobi të vendeve bashkëpunuese. Kjo pranohet edhe nga kritikët e Kinës, shprehet studiuesja dhe gazetarja Roshni Kapur në artikullin e saj “Pse disa qeveri kritikojnë Kinën dhe pastaj nënshkruajnë marrëveshje me
Pekinin?” të publikuar në blokun “The Interpreter”.