Ndërkohë që Presidenti Meta është shprehur se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e tij do të rrëzohet.
“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthimin e Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.
Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha ndër të tjera Rama.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, tha Rama.
Sa i takon paralajmërimit të kryeopozitarit Basha se kryeministri do të mbajë përgjegjësi penale nëse nuk zbaton planin e tij me 5 pika për ekonominë, Rama tha:
“Kush është ky plani me 5 pika, nuk kam asnjë ide për planin me 5 pika!”