Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka vendosur disa masa sa i përket përkujdesjes dhe mbrojtjes nga Covid-19.
Vendimi i parë që hyn në fuqi është që maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike.
Si masë e dytë është vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave, raporton INA.
Masa e tretë është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.
Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.
Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi.