Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar pesë viktima nga COVID-19, ndërsa nga kryerja e 1351 testimeve kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur. Kanë humbur jetë një 59-vjeçare nga Elbasani, një 79-vjeçare nga Vlora, një 87-vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.
Numri i rasteve aktive me coronavirus në Shqipëri ka arritur shifra alarmante pasi bëhet fjalë për gati 5800 persona. Krahasuar me vendet fqinje, Kosova numëron aktualisht 1300 raste aktive kurse më pak se 4 mijë ka Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë gjatë ditës së fundit janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9 762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.
COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)
Testime totale 102,004
Raste pozitive 15955
Raste të shëruara 9762
Raste Aktive 5759
Humbje jete 434
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2890
Durrës 593
Shkodër 426
Korçë 325
Fier 306
Lezhë 290
Elbasan 246
Vlorë 208
Berat 168
Kukës 159
Dibër 82
Gjirokastër 66