Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet në Kirgistan, ku qeveria dhe presidenti dhanë dorëheqjen pas manipulimit të zgjedhjeve dhe protestave masive të qytetarëve.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.