Kryeministri, Edi Rama publikon në faqen e tij të ‘Facebook’ video-mesazhin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.
Rama iu bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë mesazhin e Kancelares Merkel, e cila thekson se situata është serioze dhe veprimet e gjithsecilit prej nesh do të ndikojnë në atë që do të ndodhë në muajt në vijim.
“Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë së koronavirusit. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë.
Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo” për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani”, thekson Kancelarja Merkel.
Statusi i Ramës:
JU LUTEM DËGJOJENI KANCELAREN ANGELA MERKEL