Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i cili para disa orësh mbërritit në Tiranë, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Në deklaraten e MPJ-së theksohet se “Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”.
Sot me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.
Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë