Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, parashtron katër hapat emergjent në ndihmë të shëndetësisë dhe qytetarë shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit, sipas tij.
Katër hapat, që janë pjesë e planit të tij 5 pikësh kundër krizës, kanë të bëjnë me rritjen e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar si dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore.