Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 241 raste të reja me koronavirus nga 1260 testime të kryera në total. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 7 vdekje.
Sipas MSH, 7 pacientët të cilët merrnin trajtim mjekësor në dy spitalet COVID, kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 509.
Nga ana tjetër, mësohet se e kanë fituar betejën me këtë sëmundje 92 qytetarë dhe aktualisht në këto dy spitale po marrin trajtim mjekësor 301 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,189 në total.
COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260
Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509
Shtimi i numrit të të prekurve me COVID-19 ka çuar në hapjen e spitalit të tretë për pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës. Spitali COVID-3 në ish-godinën e Kirurgjive në QSUT është hapur nga pasditja e djeshme.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon për Euronews Albania vënien në funksion të spitalit për pacientët me COVID-19. Sipas saj, në këtë spital do marrin shërbim pacientët në fazë rikuperimi nga COVID-19.
Më herët ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ky spital ka në dispozicion 150 shtretër.