Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar nëntë persona të vdekur dhe 327 raste të reja me COVID-19.
Viktimat janë 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.
Rastet e fundit janë identifikuar nga kryerja e 1 472 testeve gjatë ditës së fundit, duke kapur kështu shifrën më të lartë të infektimeve në 24 orë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit kemi pasur 57 persona të shëruar nga coronavirus.
Që prej nisjes së pandemisë dhe deri tani, Shqipëria numëron 518 humbjeje jete.
Gjatë muajit tetor, Shqipëria ka njohur një rritje të madhe të rasteve pozitive me COVID-19 duke bërë që aktualisht të numërohen mbi 9 400 persona të infektuar.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4782
Durrës 873
Fier 719
Korçë 578
Shkodër 533
Lezhë 437
Elbasan 414
Vlorë 387
Berat 284
Kukës 199
Gjirokastër 141
Dibër 91