Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin mësimin online; lëvizshmëria në rajonet me rrezik do të kufizohet; qendrat tregtare do të mbyllen në ditët festive, sikundër muzetë e sallat e basteve; transporti publik do të kufizohet për qarkullimin e njerëzve në mbrëmje.
Këto janë masat e një natyre kombëtare që qeveria po përgatitet të implementojë dhe që kryeministri Conte ilustroi sot në Parlament.
Përsa i takon shtetrrethimit, kreu i qeverisë italiane nuk specifikoi kohë, por foli gjerësisht për “mbrëmjen e vonë”.
Dekreti do të përmbajë si masat e sipërpërmendura ashtu edhe rregullat më të rrepta të diferencuara nga rajonet, të ndara sipas grupeve të rrezikut.
“Pandemia është gjithëpërfshirëse në të gjithë Evropën, duke detyruar secilin vend të miratojë masa të reja kufizuese nga java në javë. Kufizimet e reja do të jenë gati deri të mërkurën”, tha Conte.
“I propozoj Parlamentit çdo vendim në lidhje me nevojën për masat e nevojshme me shpejtësinë më të madhe” për të ndaluar “rritjen e papritur të rasteve, gjithashtu sepse brenda muajit të ardhshëm do të ketë 15 rajone në rrezik”, shtoi ai para deputetëve.
Parlamenti, tha Conte, do të jetë në gjendje të shprehet para masave të qeverisë dhe unë jam i gatshëm të pranoj gjetjet që do të arrijnë.