Gjashtë viktima dhe 489 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit me COVID-19 në Shqipëri. Ky është numri më i lartë i rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë që është identifikuar nga kryerja e 1 954 testeve.
Viktimat janë një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër, gjatë ditës së fundit mësohet se janë shëruar 165 persona.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 10 800 persona ku gati 50% gjenden vetëm në Tiranë. Deri tani Shqipëria numëron 549 viktima nga coronavirus.
Nisur nga shtimi i rasteve në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë u është drejtuar qytetarëve me një apel për zbatimin e të masave për frenimin e përhapjes të virusit duke kërkuar respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
“Është e domosdoshme që të gjithë qytetarët të jenë kontributorë në betejën për shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet”, apelon Ministria e Shëndetësisë duke u kërkuar të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105